Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin tha se marrëdhëniet me Britaninë do të zhvillohen normalisht përkundër, siq e quajti, incidenti të vogël midis Londrës dhe Moskës. Komentet e Putinit u bënë pasi Rusia njoftoi se do të dëbojë katër diplomatë britanik si përgjigje ndaj dëbimit të katër diplomatëve rus nga ana e Britanisë së Madhe. Është njoftuar gjithashtu se Rusia do të ndalojë vizat për zyrtarët britanik si dhe do ndërpresë bashkëpunimin antiterror. Ministri i Brendshëm britanik, David Miliband tha se veprimi i Rusisë është zhgjënjyes. "Në mënyrë të qartë besojmë se vendimi për dëbimin e diplomatëve tanë është i pajustifikueshëm, dhe do të bëjmë ç'është e mundur që të sigurohemi se ata dhe familjet e tyre janë mirë" tha Miliband.
XS
SM
MD
LG