Ndërlidhjet

NJU JORK


Konsultimet kushtuar rezolutës së re për Kosovën mbahen sot në Këshillin e Sigurimit.
Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad, ka deklaruar pak minuta më parë se vendet sponsorizuese të projektrezolutës kanë rënë dakord që nëse Rusia edhe sot do ta bllokojë projektrezolutën për Kosovën atëherë procesi do dalë jashtë Kombeve të Bashkuara. Khalilzad tha se përgjegjësia do t'i kalojë Grupit të Kontaktit, anëtar i të cilit është dhe Rusia, por pa të drejtë vetoje.
Khalilzad megjithatë nuk pranoi të saktësonte nëse do të kishte votim sot apo jo.
XS
SM
MD
LG