Ndërlidhjet

BERLIN


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov tha se Moska shpreson të rivendosë marrëdhëniet normale me Britaninë, pas dëbimeve reciproke të diplomatëve nga të dy vendet.
"Sic tha dhe presidenti i Federatës Ruse ne jemi të interesuar të normalizojmë marrëdhëniet mes Rusisë dhe Britanisë së Madhe. Ne mendojmë se marrëdhëniet duhet të ndërtohen bazuar në mirëkuptimin dhe respektin për interesat e njëri-tjetrit. Me një qasje të tillë të gjitha problemet tejkalohen dhe ne jemi të përgatitur për këtë", tha Lavrov.
Këto komente ai i bëri në Gjermani pas takimit me homologun gjerman Steinmaier.
Marrëdhëniet ruso-britanike u keqësuan pas refuzimit të Moskës që të dorëzonte të akuzurin për vrasjen e Aleksandër Litvinjenkos në Londër.
XS
SM
MD
LG