Ndërlidhjet

PRISHTINË


Udhëheqësit më të lartë politik të Kosovës kanë vlerësuar sot se kalimi i çështjes së Kosovës nga Këshilli i Sigurimit në Grupin e Kontaktit, do ta përshpejtojë pavarësinë e Kosovës. Këto komente ata i bënë pak para nisjes për në Uashington ku më 23 korrik të takohen me Sekretaren e Shtetit amerikan, Condoleezza Rice. Presidenti dhe shefi i delegacionit negociues të Kosovës, Fatmir Sejdiu, tha se kalimi i çështjes së Kosovës tek Grupi i Kontaktit ka qenë një rrugë alternative që kosovarët e kanë kërkuar që kur se në Këshillin e Sigurimit kishte bllokim të procesit nga ana e Rusisë.
Kalimin e procesit nga Këshilli i Sigurimit te Grupi i Kontaktit, kryeministri i Kosovës, Agim Çeku e ka parë si të pashmangshëm. Ai tha se kishte kohë që nuk shpresonte në Këshillin e Sigurimit, andaj edhe kishte dalë me propozime alternative.
XS
SM
MD
LG