Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica ka falenderuar presidentin rus Vladimir Putin pas vendimit që procesi për statusin e Kosovës të kalojë nga Këshilli i Sigurimit në Grupin e Kontaktit. Pas vendimit të mbrëmshëm Koshtunica tha se "politika parimore e Serbisë dhe Rusisë ka jetësuar një fitore të rëndësishme në Këshillin e Sigurimit të Organizatës Botërore".
Edhe Sllobodan Samarxhic, ministër për Kosovën në qeverinë serbe, deklaroi se "diplomacia e Serbisë me ndihmën e Moskës shënoi një fitore të madhe". Ai shtoi se më këtë hap plani i Ahtisaarit "është arkivuar".
Presidenti serb Boris Tadic ka vlerësuar pozitivisht këto zhvillime duke shtuar se pozicioni i Serbisë në negociata tani është "shumë më i mirë, por kjo nuk do të thotë se jemi në një pozitë të shkëlqyer dhe se gjithcka ka përfunduar".
Ndërkohë, kryetari i Partisë Liberale Demokratike Çedomir Jovanoviq ka deklaruar se vendimi që çështja e Kosovës të kalojë te Grupi i Kontaktit është në favor të Prishtinës.
Ndërkaq, lideri i serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq ka thënë se ky vendim nuk është fitore e Serbisë dhe Rusisë, por manifestim i pamundësisë me të cilën po ballafaqohen vendet perendimore që dëshiruan dhe dhe premtuan zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës.
XS
SM
MD
LG