Ndërlidhjet

KABUL


Talibanët në Afganistan thanë se kanë vrarë dy pengjet gjermane, por qeveria afgane e ka hedhur poshtë këtë pretendim.
Zëdhënësi i talibanëve tha se pengjet u ekzekutaun pasi Gjermani nuk përmbushi kërkesën e militantëve për të tërhequr trupat nga Afganistani.
Ministria e Jashtme afgane bën të ditur se një nga pengjet ka vdekur nga sulmi në zemër derisa pengu tjetër është ende gjallë.
Burimet zyrtare gjermane thanë se nuk mund të vërtetojnë në mënyrë të pavarur deklaratat e talebanëve.
Në zhvillime të ngjashme talibanët po mbajnë pengje një grup misionarësh evangjelistë nga Koreja e Jugut.
XS
SM
MD
LG