Ndërlidhjet

KABUL


Ministria e Mbrojtjes e Afganistanit ka dënuar deklaratën e mëhershme se operacionet ushtarake ishin ndërmarrë me qëllim që të lirohen 23 personat nga Koreja Jugore, që ishin zënë penmg nga kryengritësit talibanë në jug të Kabulit. Zëdhënësi i minsitrisë, Zahir Murad ka thënë se operacioni nuk ka filluar ende. Më herët gjatë ditës, një delegacion i nivelit të lartë nga Korea Jugore arriti në Afganistan për tu përpjekur për lirimin e shtetasve jugkoreanë. Talibanët kanë thënë se ata do të fillojnë vrasjen e personave të zënë peng nëse Seuli nuk pajtohet që ti tërheqë pjesëtarët e ushtrisë së tij nga Afganistani gjatë ditës së sotme.
XS
SM
MD
LG