Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Mediat e Kinës kanë raportuar se së paku 160 vetë kanë humbur jetën nga vërshimet dhe shembja e dheut në shumë pjesë të Kinës gjatë javës së fundit. Më së shumti viktima është raportuar se kishte në rajonin jugperëndimor të Junanit, ku 59 vetë kanë vdekur. Zyrtarët thonë se vërshimet dhe shembja e dheut kanë goditur në se 380 mijë njerëz dhe kanë shkatërruar afro 4 mijë shtëpi. Gjatë kësaj vere, në Kinë nga fatkeqësitë e tilla tashmë kanë humbur jetën 700 vetë. Është bërë e ditur se këtë vit, nga vetëtimat janë vrarë 282 vetë në mbarë Kinën.
XS
SM
MD
LG