Ndërlidhjet

ANKARA


Në Turqi janë mbyllur vend votimet në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat shihen si shumë të rëndësishme për të ardhmen politike të Turqisë. Partia në pushtet AKP, me origjinë islamike, mendohet se do ta fitoj një mandat të ri, por forcimi eventual i partive opozitare nacionaliste dhe sekulariste mund të ndikoj në ngadalësimin e reformave. Gazetat e sotme në Turqi kanë paraqitur fotografi të plazheve të zbrazëta të Turqisë pasi shumë njerëz i kanë shtyrë pushimet ose i kanë ndërprerë ato për të marrë pjesë në votime. Televizioni i Turqisë ka paraqitur rreshtat e votuesve që ishin krijuar para vend votimeve. Shumë zgjedhës kishin votuar në orët e hershme të mëngjesit, për t'ju shmangur temeperaturave të mesit të ditës, kur ato arrijnë edhe deri në 40 gradë Celsius. Pritet që rezultatet e para jozyrtare do të shpallen në mbrëmje.
XS
SM
MD
LG