Ndërlidhjet

ANKARA


Rezultatet e para të zgjedhjeve në Turqi tregojnë se Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, e njohur me shkurtesën AKP, po udhëheq me një diferencë të madhe në zgjedhjet parlamentare, që u mbajtën sot. Prej 80% të votave të llogaritura, duket se partia AKP e udhëhequr nga kryeministri i deritashëm Reccep Tayyip Erdogan, ka fituar afërsisht 48% të votave. Partia Republikane Popullore në opozitë doli e dyta me afro 20% të votave ndërsa e treta është Partia Nacionaliste e Aksionit me 14%. Mediat kanë parashikuar se dalja në zgjedhje mund të jetë edhe më shumë se 80%. Zgjedhjet e sotme u mbajtën para kohe, pasi kryeministri Reccep Tayyip Erdogan synoi uljen e tensioneve të krijuara pas kundërshtimeve të ushtrisë së Turqisë dhe partive sekulare që i bën kandidimit të ministrit të jashtëm Abdullah Gul për president.
XS
SM
MD
LG