Ndërlidhjet

UASHINGTON


Anëtarët e Ekipit Negociator të Kosovës, do të takohet sot në Uashington me sekretaren amerikane të shtetit Kondoliza Rajs, për të diskutuar rreth procesit të zgjidhjes së statusit të Kosovës. Udhëheqësit kosovarë para nisjes për Uashington kanë shfaqur bindjen se procesi i statusit do të zhbllokohet tani nga Grupi i Kontaktit, ku asnjë anëtar nuk ka të drejtë vetoje. Në takim përveq sekretarës Rajs do të marrë pjesë edhe këshilltari për siguri kombëtare Stiven Hadley.Me sekretaren amerikane Kondolisa Rajs do të takohet të enjtën edhe ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremic.
XS
SM
MD
LG