Ndërlidhjet

BRUKSEL


Një treshe ndërkombëtare përfshirë Bashkimin Evropian, Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara duhet të udhëheqin bisedimet e statusin përfundimtarë të Kosovës, ka deklaruar sot ministri Jashtëm i Gjermanisë, Frank Valter Shtajnmajer. Ai ka shtuar se dëshiron që bisedimet të udhëheqen prej një ekipi të vogël sesa nga gjithë përfaqësuesit e Grupit të Kontaktit. " Unë mbështes konceptin për një treshe ndërkombëtare, të përbërë nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia. Kështu do të kishim tre partnerë për bisedime me serbët dhe kosovarët. Shtajnmajer ka shtuar se kjo është mundësia më e mirë për të siguruar zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës.
XS
SM
MD
LG