Ndërlidhjet

PRISHTINË


Anëtarë të shoqërisë civile sot mbajnë protestë në Prishtinë, me të cilën kërkohet afatizimi I shpalljes së pavarësimit të Kosovës. Komisioni Ad Hoc, I përbërë nga shtatë organizata të ndryshme joqeveritare kërkon nga Ekipi I Unitetit, që të dalë nga sic thuhet gjendja e amullisë në të cilën ka hyrë vendi si pasojë e shtyrjes së zgjidhjes së statusit. Organizatorët kanë thënë se protesta nuk do të drejtohet kundër asnjë institucioni të Kosovës, por me të do të kërkohet respektimi I të drejtës së qytetarëve të Kosovës për të ditur datën zyrtare të shpalljes së pavërësisë së Kosovës. Protesta është thënë se do të jetë paqësore.
XS
SM
MD
LG