Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Bashkimi Evropian ka premtuar të ruajë unitetin lidhur me cështjen e Kosovës, megjithë rritjen e tensioneve mes Moskës e Uashingtonit rreth statusit.
"Është e rëndësishme që ne të hartojmë pozicionin tonë dhe të jemi të qartë për nevojën e një udhëheqje të fortë evropiane në këtë cështje, ashtu sic është e rëndësishme dhe ruajtja e unitetit", tha minisitri i jashtëm britanik, David Miliband. Ai shtoi se "angazhimi për planin e Ahtisaarit mbetet shumë i fuqishëm".
Ndërkaq homologu i tij gjerman, Frank Walter Steinemier kërkoi që Bashkimi Evropian të caktojë një të dërguar në Grupin e Kontaktit në vend të përfaqësimit në këtë grup të Gjermanisë, Francës, Britanisë e Italisë ndaras. Ai propozoi që nga një përfaqësues të emërojnë dhe Rusia dhe SHBA-të.
XS
SM
MD
LG