Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice është taluar në Uashington me Ekipin e Unitetit të Kosovës.
Ajo kërkoi nga përfaqësuesit e Kosovës të tregonin durim derisa procesi ishte në zhvillime sipër.
Edhe Ekipi i Unitetit i dha garanci zonjës Rice se nuk do të kishte deklarim të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës.
"Sot Ekipi i Unitetit edhe njëherë siguroi Shtetet e Bashkuara se mbetemi partnerë të ngushtë me Uashingtonin dhe Brukselin në procesin e përmbylljes së pavarësisë së Kosovës", deklaroi zëdhënësi i këtij ekipi Skënder Hyseni.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak tha para takimti se udhëheqësve të Kosovës do t'u thuhet "se ku qëndrojmë ne në proces, cilat janë qëndrimet tona si dhe të bëjë të qartë se askush nuk përfiton nëse do përpiqet t'i bjerë shkurt procesit diplomatik ku jemi".
"Ne jemi duke diskutuar me evropianët dhe jemi në kontakt me rusët në këtë cështje", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit. Më tej ai përsëriti mbështetjen amerikane për propozimin e Marti Ahtisaarit për pavarësi të mbikqyrur për Kosovën.
"Cdokush dëshiron një zgjidhje optimale, që mund të arrihet me një pjesëmarrje sa më të gjerë të palëve. Por ne e kemi bërë të qartë se cili do jetë fundi i procesit", tha McCormak.
Nga ana tjetër Sekretarja amerikane e Shtetit Rice të enjten në Uashington do të takohet dhe me ministrin e jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremic.
Momentalisht Ekipi i Unitetit po takohet me këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Bush, Stephen Hadley.
XS
SM
MD
LG