Ndërlidhjet

BEOGRAD


Qeveria e Serbisë ka miratuar sot një rezolutë e cila tërheq vërejtjen se Beogradi do të marrë masa ndaj vendeve që do ta njohin pavarësinë e Kosovës pa miratimin e Kombeve të Bashkuara.
Megjithatë rezoluta në fjalë, e cila i ka kaluar për miratim parlamentit të Serbisë, nuk specifikon natyrën e këtyre masave.
Nga ana tjetër qeveria serbe tërheq vërejtjen për "pasoja të paparashikueshme për qëndrueshmërinë rajonale", në rast të njohjes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës.
Qeevria e Serbisë nënvizon gatishmërinë për bisedime të reja duke shtuar se "është e nevojshme që faktorët ndërkombëtarë së bashku me përfaqësuesit e Serbisë të sigurojnë negociata reale".
"Ndryshe nga bisedimet e pasuksesshme të drejtuara nga Marti Ahtisaari bisedimet e reja duhet të jenë të pakufizuara në kohë dhe të papërcaktuara për rezultatin e tyre", thuhet në rezolutën e qeverisë së Serbisë.
XS
SM
MD
LG