Ndërlidhjet

BAGDAD


Ministri i Jashtëm irakian, Hoshiar Zebiari tha se Irani dhe Shtetet e Bashkuara do zhvillojnë dhe një raund të dytë bisedimesh lidhur me cështjet që kanë të bëjnë me sigurinë e Irakut. Në takim dy vendet do përfaqësohen nga ambasadorët përkatës në Irak.
Në të tjera zhvillime së paku 17 persona janë vrarë në valën e fundit të sulmeve në qendër të Bagdadit.
18 persona të armatosur të rrjetit Al Kaida janë vrarë dhe 62 të tjerë janë arrestuar gjatë një operacioni të forcave amerikano-irakiane në Bakuba.
Burimet amerikane njoftojnë se një ushtar amerikan u vra nga shpërthimi i një bombe.
XS
SM
MD
LG