Ndërlidhjet

SOFJE


Gjashtë infermiere bullgare të dënuara me burgim të përjetshëm në Libi janë kthyer në Sofje, pas tetë vjetësh të qëndrimit në burg.
Infermieret bullgare së bashku me një mjek palestinez, nënshtetas bullgar ishin dënuar në vitin 2004 me vdekje, nën akuzat se kishin infektuar 400 fëmijë libianë me virusin HIV. Dënimi me vdekje javën e kaluar u shndërrua në burgim të përjetshëm.
Bullgaria kërkoi ekstradimin e tyre derisa u liruan menjëherë me të mëbrritur në Sofje.
Me të arritur në aeroport një prej infermiereve, Snezhana Dimitrova, përsëriti se ishin të pafajshme:
"Kam jetuar duke pritur këtë moment, që më në fund erdhi. Kurrë nuk e kam pranuar dënimin me vdekje, asnjëherë nuk ka qenë dënimi im. Tani jam e lumtur".
Në Bruksel, kreu i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso konfirmoi arritjen e një marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve me Libinë cfarë dhe coi në lirimin e personelit mjekësor.
Ministri i jashtëm libian tha se është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes Tripolit dhe Brukselit.
Presidenti francez, Nicholas Sarkozy, i cili lirimin e infermiereve bullgare e bëri përparësi të politikës së tij të jashtme që ditën e përurimit si president tha:
"Mund t'ju konfirmoj se as Evropa dhe as Franca nuk i ka bërë asnjë kontribut financiar Libisë".
Bashkëshortja e Sarkozy, Cecilia së bashku me eurokomisioneren Benita Ferrero-Ëaldner shoqëruan infermieret bullgare në fluturimin e tyre drejt Sofjes.
XS
SM
MD
LG