Ndërlidhjet

RRAMALLAH


I dërguari i bashkëisë ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, Tony Blair ka biseduar me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas. Blair është ngarkuar për të ndihmuar palestinezët të ndërtojnë institucionet për shtetin e ardhshëm.
Ai qëndroi dhe në Jerusalem ku pas takimit me presidentin izraelit Shimon Peres tha se kishte ardhur "për të dëgjuar dhe mësuar".
Programi Botëror i Ushqimit, agjenci e Kombeve të Bashkuara ka dërguar kontigjentin e parë të ndihmave ushqimore në Gaza, që nga koha kur Hamasi ka nën kontroll Rripin e Gazës.
Pjesën dërrmuese të ndihmës e përbënin 764 tonë miell.
XS
SM
MD
LG