Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Këshilli Ndërministror për Menaxhimin e Situatës së shkaktuar nga zjarret, i cili që nga sot udhëhiqet nga ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Kuci bën të ditur se ka vazhduar perhapja e zjarreve në disa komuna të Kosovës. Shkak i zjarrit janë temperaturat e larta si dhe djegja e hamulloreve. Raportohet për së paku 18 zona të përfshira nga zjarri.
Temperaturat e larta në Kosovë janë pjesë e valës së të nxehtit që ka përfshirë Ballkanin. Temperaturat në Shqipëri i kanë kaluar 42 gradë celcius. Temperatura të ngjashme janë shënuar dhe në Maqedoni.
Në Manastir është shënuar një i vdekur si pasojë e zjarrit, derisa në Rumani gjatë 24 orëve të fundit së paku 12 persona kanë vdekur nga i nxehti.
Pritet që nesër të shënohet rënje e temperaturave.
XS
SM
MD
LG