Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kuvendi i Serbisë ka debatuar sot rreth projektrezolutës për Kosovën të hartuar nga Qeveria serbe.
Dokumenti në fjalë thekson se Beogradi do marrë hapa energjike ndaj atyre vendeve që do ta njohin njëanshëm Kosovën, por pa i specifikuar këto masa.
Kryeministri serb, Koshtunica tha në parlament se "cdo njohje e njëanshme e pavarësisë së Kosovë do përfaqësojë politikën e forcës dhe dhunës ligjore".
Kreu i radikalëve serbë, Tomisllav Nikoliq kërkoi që Serbia të heqë dorë nga planet që një ditë t'i bashkanagjitet Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe i cilësoi Shtetet e Bashkuara si armik të Serbisë. Nikoliq bëri thirrje për mbrojtjen me cdo mjet të Kosovës.
Vlladan Batic, deputet e cilësoi si antiamerikan fjalimin e Koshtunicës duke e akuzuar kryeministrin se po kërkon kthimin e vendit drejt izolimit si në kohën e Sllobodan Millosheviqit.
XS
SM
MD
LG