Ndërlidhjet

logo-print

SOFJE


Gjashtë punonjësit mjekësorë të dënuar me burgim të përjetshëm në Libi për infekimin e 400 fëmijëve libianë me virusin HIV kanë mbërritur sot në Bullgari.
Pesë infermieret bullgare dhe mjeku palestinez, me nënshtetësi bullgare në aeroportin e Sofjes u takuan mes lotësh me të afërmit, derisa menjëherë u falën nga presidenti i vendit Parvanov.
Në 2004 ata u dënuan me vdekje, derisa javën e kaluar ky dënim u shndërrua në burgim të përjetshëm cfarë lejoi dhe dërgimin e tyre në vendin e origjinës.
Në Bruksel kreu i Komisionit Evropian Barroso tha se lirimi i tyre u mundësua pas marrëveshjes së bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe Libisë.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Sean McCormak tha se lirimi i punonjësve mjekësore ishte hap "shumë pozitiv" në raportet e Libisë me bashkësinë ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG