Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Zyrtarët evropianë kanë shprehur besimin se në takimin e nesërm të Grupit të Kontaktit do përcaktohet formati dhe natyra e negociatave shtesë mes Prishtinës dhe Beogradit.
Burimet evropiane konfirmojnë se do krijohej një trekëndësh BE-SHBA-Rusi që do ndërmjetësonte bisedimet para se të ketë bisedime të drejtpërdrejta mes palëve.
Javier Solana, përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri në BE, tha se po këshillohet me presidencën portugeze për të caktuar një person të përshtatshëm për këtë detyrë. Solana theksoi se bisedimet duhet të jenë të kufizuara në kohë, por do t'u jepet palëve më shumë se 120 ditë nëse ato do ecin në rrugë të mbarë.
Zyrtarët evropianë megjithatë pranojnë se dhe në takimin e djeshëm janë shfaqur ndarje rreth mënyrës së procedimit për statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG