Ndërlidhjet

BAGDAD


Ambasadori amerikan në Irak ka përsëritur shqetësimin rreth akuzave për përfshirjen e Iranit në aktivitetet e militantëve në Irak.
Ryan Crocker, ambasadori amerikan në Irak i bëri këto komente gjatë takimit që pati me homologun e tij iranian në Bagdad.
"I kemi paraqitur ato që për ne janë qartësisht prova të mbështetjes iraniane për disa nga aktivitetet e militantëve. Kemi në burgje persona që kanë treguar për përfshirjen iraniane. Kemi dhe prova bazuar tek armatimi i kapur në terren", tha Crocker.
Irani nuk i ka pranuar akuzat, por fajëson ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara për gjakderdhjen në Irak.
XS
SM
MD
LG