Ndërlidhjet

logo-print

BUKURESHT


Këshilli Ndërministror për Menaxhimin e Situatës së shkaktuar nga zjarret, i cili nga sot udhëhiqet nga ministri i Punëve të Brendshme, Blerim Kuci bën të ditur se ka vazhduar perhapja e zjarreve në disa komuna të Kosovës. Shkak i zjarrit janë temperaturat e larta si dhe djegja e hamulloreve. Raportohet për së paku 18 zona të përfshira nga zjarri.
Temperaturat e larta në Kosovë janë pjesë e valës së të nxehtit që ka përfshirë Ballkanin. 12 rumunë kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta.
Gjatë ditës ka pasur ndërprerje totale të energjisë elektrike në shumë pjesë të Maqedonisë dhe Shqipërisë si dhe në veri të Greqisë.
Linjat e transmetimtit të energjisë e kanë të vështirë të përballen me temperatura mbi 40 gradë celcius.
Në Serbi, derisa temperaturat kanë arritur në 43 gradë celcius, zjarret kanë djegur shumë pyje.
XS
SM
MD
LG