Ndërlidhjet

VJENË


Në Vjenë sot mbahet takimi i Grupit të Kontaktit për Kosovën. Zyrtarët evropianë kanë shprehur besimin se në takim do të përcaktohet formati dhe natyra e negociatave shtesë mes Prishtinës dhe Beogradit. Burimet evropiane konfirmojnë se do krijohej një trekëndësh BE-SHBA-Rusi që do ndërmjetësonte bisedimet para se të ketë bisedime të drejtpërdrejta mes palëve. I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin Marti Ahtisari ka bërë të ditur se është i gatshëm të luaj një rol edhe një bisedimet shtesë. Ndërkaq zëvëndësi i tij diplomati austriak, Albert Rohan deklaroi për mediat austriake se një shpallje e njënashme e pavarësisë do të ishte e parakohshme, por do të mund të ishte e suksesshme vetëm nëse do të pranohej nga një numër thelbësor shtetesh.
XS
SM
MD
LG