Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Kuvendi i Serbisë sot herët në mëngjes ka miratuar rezolutën që parasheh "përgjigjje energjike" kundër Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit Evropian nëse ato e njohin Pavarësinë e Kosovës pa miratimin e Kombeve të Bashkuara. Ky dokument, i propozuar nga qeveria e Serbisë, thotë se "çfarëdo njohje e njëanshme e pavarësisë së Kosovës do të ketë pasoja të paparashikueshme për statibilitetin rajonal". Dokumenti u miratua me 217 vota për, 12 kundër dhe tri abstenime.
XS
SM
MD
LG