Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ministri i jaashtëm i Egjiptit, Ahmet Abdul Gheit tha sot se Izraeli e kishte pranuar në mënyrë "pozitive" planin arab për paqe. Këto komente ai i bëri në Jerusalem pas një varg takimesh me kolegun e tij jordanez, Abdel Ilah al-Khatib, me presidentin izraelit, Shimon Peres dhe me ministren e jashtme izraelite, Tzipi Livni. Egjipti dhe Jordania shpresojnë ta bindin Izraelin që ta pranoj planin e paqes që parasheh njohjen e plotë të Izraelit në shkëmbim për kthimin e tokës së okupuar në luftën e vitit 1967.
XS
SM
MD
LG