Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Irani thotë se është i gatshëm për ta shqyrtuar mundësinë e bisedimeve të nivelit të lartë me Shtetet e Bashkuara lidhur me sigurinë në Irak. Ministri i jashtëm iranian Manucher Mottaki tha se do të shqyrtohet mundësia e bisedimit në "nivelin e zëvendës ministrave të jashtëm" nëse Uashingtoni e bënë një kërkesë zyrtare. Dje ambasadori amerikan në Irak, Ryan Crocker, pas takimit me mabasadorin iranian në Bagdad, Hassan Kazemi – Qomi, e akuzoi Iranin për rritjen e mbështetjes për militantët në Irak.
XS
SM
MD
LG