Ndërlidhjet

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara kosniderojnë se Kosova duhet të jetë e pavarur në bazë të planit të Martti Ahtrisaarit, deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack. Në konferencën e rregullt pë shtyp, ai tha se Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se situata në Kosovë është "jostabile" dhe se mungesa e zgjidhjes politike do të sillte dhunë. "Është besim i yni dhe i shumë të tjerëve, se në mungesë të pikës përfundimtare, të pavarësisë për Kosovën, ju do të shihni shpërthim të dhunës së mëtejshme në rajon, që nuk është e mirë për askend", tha zoti McCormack.
XS
SM
MD
LG