Ndërlidhjet

logo-print

BUKURESHT


Rumania i është nënshtruar kritikave në Bruksel për shkak të qëndrimit "jokonsekuent" ndaj statusit të Kosovës, sepse qëndrimi i presidentit Trajan Bashesku është i ngjashëm me atë të Rusisë për këtë çështje, shkruan gazeta rumune, Kotidianul. Duke u bazuar në burime diplomatike në Bruksel, gazeta shkruan se "disa kryeqytete evropiane " e kritikojnë Rumanië për shkak se Bukureshti konsideron se plani i Martti Ahtisaarit nuk paraqet të vetmen zgjidhje për statusin e Kosovës. Kjo gazetë mëtutje transmeton deklaratën e ministrit të jashtëm të Rumanisë, Adrian Çiorojan se kolegëve në Bruksel u ka thënë se Rumunija do të jetë "në konsensus" me vendet e Bashkimit Evropian lidhur me statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG