Ndërlidhjet

BAGDAD


Policia e Irakut ka njoftuar se së paku 26 vetë janë vrarë e shumë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombave afër vendeve ku simpatizuesit festonin fitoren e Irakut në një ndeshje futbolli. Raportohet se ata kishin dalë në rrugë pasi kombëtarja e Irakut në futboll mundi Korenë Jugore dhe u kualifikua për finalen e Kupës së Azisë.
XS
SM
MD
LG