Ndërlidhjet

PRISHTINË


UNMIK-u konsideron se nuk ka nevojë të shpallet gjendje emergjente, pasi situata me zjarret në Kosovës mund të menagjohet në koordinim me institucionet vendëse dhe ato ndërkombëtare. Qeveria e Kosovës sot, ka kërkuar nga kryeadministratori Joachim Ruecker që të shapllet gjendje emergjente për shkak të zjarreve që kanë përfshirë një hapësirë të madhe të pyjeve. Për mbrojtje nga rreziku i zjarreve qeveria në mbledhjen e sotme ka caktuar një fond prej 700 mijë eurosh. Për dallim nga dita e djeshme, kur ishin shënuar 70 varta të zjarreve, sot ka numër duket se është më i vogël.
XS
SM
MD
LG