Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se Kosova duhet të jetë e pavarur në bazë të planit të Martti Ahtrisaarit, deklaroi dje zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack. Ai tha se Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se situata në Kosovë është "jostabile" dhe se mungesa e zgjidhjes politike do të sillte dhunë. "Është besim i yni dhe i shumë të tjerëve, se në mungesë të pikës përfundimtare, të pavarësisë për Kosovën, ju do të shihni shpërthim të dhunës së mëtejshme në rajon, që nuk është e mirë për askend", tha McCormack.
XS
SM
MD
LG