Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Zëvendës ministri i jashtëm rus, Sergei Kislyak thotë se centrali atomik në Bushehr të Iranit do të jetë gati për funksionim në fillim të vitit 2008. Këto komente të tij, janë në kundërshtim me ato që i bënë ekspertët rusë, që po punojnë në ndërtimin e këtij centrali, që thanë se ai do të jetë gati deri në vjeshtë të vitit të ardhshëm. Shtetet e Bashkuara, që e akuzojnë Iranin për zhvillimin e armatimit bërthamor, kanë bërë presion ndaj Rusisë që ta ndalë ndërtimin e këtij centrali atomik.
XS
SM
MD
LG