Ndërlidhjet

logo-print

TEHERAN


Presidenti i Iranit, Mahmud Ahmadinexhad thotë se vendi i tij kurrë nuk do ti nënshtrohet presionit ndërkombëtar për ta pezulluar programin e tij atomik. Në një intervistë për televizionin shtetëror, ai tha se rezolutat e mëtejme të Kombeve të Bashkuara nuk do ta ndalin Iranin nga zhvillimi i teknologjisë bërthamore. Deri tash, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të bashkuara i ka vënë dy palë sanksione Teheranit për shkak se Irani nuk i ka rerspektuar kërkesat ndërkombëtare për suspendimin e të gjitha aktiviteteve lidhur me karburantin bërthamor.
XS
SM
MD
LG