Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shtetet e Bashkuara në koordinim me Bashkimin Evropian dhe me Rusinë, "nëse ajo këtë e dëshiron por edhe pa të", pas 120 ditësh të negociatave do ta gjejnë zgjidhjen për statusin e Kosovës, që do të jetë pavarësi e mbikëqyrur dhe e cila nuk do ta destabilizoj rajonin, deklaroi ambasadori amerikan në Serbi, Majkël Polt. Sipas tij, Shtetet e Bashkuara konsiderojnë se pavarësia e mbikëqyrur është zgjidhja më e mirë për Kosovën dhe ajo do të arrihet, nëse jo me rezolutë në Këshillin e Sigurimit, atëherë në ndonjë mënyrë tjetër. "Ne besojmë se Këshilli i Sigurimit është vendi më i mirë për zgjidhjen e kësaj çështjeje", deklaroi Majkël Polt dhe shtoi se kjo nuk u arritë për "shkak të vendit me të drejtë të vetos, Rusisë dhe për shkak se Serbia së bashku me Rusinë kanë punuar në bllokimin e vendimit" në Kombet e Bashkuara. Ambasadori Polt tha se plani i Martti Ahtisaarit është "bazë solide për jetë të përbashkët të njerëzve në Kosovën e pavarur". Javën e ardhshme zoti Polt e përfundon shërbimin e tij në Serbi.
XS
SM
MD
LG