Ndërlidhjet

DELETRO:"RUSIA QËLLIMISHT ËSHTË DUKE DOBËSUAR KËSHILLIN E SIGURIMIT"


Alein DELETROZ, nënkryetar i Grupit Ndërkombëtar të Krizave

RADIO EVROPA E LIRË
Çështja e Kosovës është bartur te "Treshja", pasi që u bë e qartë se Rusia nuk do të pajtohet me planin e Ahtisarit për pavarësinë e mbikqyrur për Kosovën. Kemi të bëjmë me një "pauzë" për Perendimin apo mbase Rusia në këtë rast ka shënuar fitore?

ALEIN DELETROZ
Vështirë është të flitet për fitoren e dikujt. Më parë kemi të bëjmë me betejë të humbur të Këshillit të Sigurimit. Tash shtrohet pyetje: përse çështja e Kosovës është bartur te Grupi i Kontaktit dhe a mos dëshiron Rusia me këtë veprim dobësimin e Këshillit të Sigurimit? Mendoj se Rusia synonon pikërisht këtë. Ish fuqive të mëdha, siç është rasti me Francën, Britaninë dhe Rusinë, që janë mësuar me këtë rol, por që më nuk kanë forcë për ta ushtruar ate, këtë pozitë u ofron pikërisht e drejta e vetos në Këshillin e Sigurimit. Rrjedhimisht, ato duhet të jenë të kujdesshme që këtë instrument mos ta dobësojnë. Në rastin e Kosovës këtë rrezik mbi vete e ka marrë Rusia, pra që qëllimisht të dobësoj Këshillin e Sigurimit. Heret a vonë zgjidhja për Kosovën do të gjendet, por nuk e kuptoj se përse Moska ka marrë këtë rrugë.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë do të bëhet me planin e Ahtisaarit?

ALIEN DELETROZ
Plani i Ahtisaarit është instrument i shkëlqyeshëm për ecje përpara. Mendoj se ky plan mbetet suazë shumë e mirë për të ardhmen dhe sidomos pjesa që ka të bëjë me mbrojtjen e pakicave. Kjo pjesë gjithësesi duhet të mbetet në çdo plan të ardhshëm për statusin përfundimtar.

RADIO EVROPA E LIRË
Në vazhdim do të kemi 120 ditë bisedime, përmes të ashtuquajturës "diplomaci fluturuese". A mendoni se në këtë periudhë do të gjendet një zgjidhje për Kosovën?

ALIEN DELETROZ
Ekzistojnë tre skenarë. Njëri është që shqiptarët dhe serbët të jetësojnë marrëveshje dhe me çfardo marrëveshje të tyre bashkësia ndërkombëtare do të pajtohet. Mjerish nuk besoj në diç të tillë, sepse pozicionet te tyre janë shumë të largëta. Mundësi e dytë është që Rusia në një çast të thotë se pajtohet me rezolutën e Këshillit të Sigurimit për pavarësinë e Kosovës. Por, aktualisht në Moskë një disponim i tillë nuk ekziston. Mundësia e tretë është ngecja e plotë e bisedimeve dhe shpallja e njëanshme e pavarësisë të cilën do ta njihnin Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Intervistoi: M. RAKELA
XS
SM
MD
LG