Ndërlidhjet

BEOGRAD


Gjyqi Suprem i Serbisë sot i ka vërtetuar dënimet për ish komandantin paramilitar të periudhës së Sllobodan Millosheviqit dhe për gjashtë persona të tjerë. Millorad Ulemek Legia dhe gjashtë persona të tjerë, janë dënuar prej dy deri në 40 vjet burgim për vrasjen e kryeministrit të atëhershëm, Zoran Gjingjiq në vitin 2003, për vrasjen e ish presidentit, Ivan Stambolliq në vitin 2000 dhe për përpjekje për vrasjen e ish liderit opozitar, Vuk Drashkoviq. Vendimi i sotëm gjyqësor do të thotë se të dënuarit nuk kanë të drejtë ankese.
XS
SM
MD
LG