Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Raportohet se në Islamabad nga një sulmues vetëvrasës me bombë afër një grupi të policisë te Xhamia e Kuqe janë vrarë, së paku 10 vetë, përfshirë edhe një polic, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur. Shpërthimi ndodhi pasi policia përdori gaz lotësjellës në përpjekje për ti shpërndarë qindra studentë islamikë të linjës së fortë, që kishin hyrë në Xhaminë e Kuqe dhe kërkonin khtimin e klerikut të tyre radikal, që mbahet në arrest. Sot autoritetet po përpiqeshin për ta rihapur Xhaminë e Kuqe pas sulmit të trupave pakistaneze kundër militantëve në të, më 10 korrik, me ç'rast u vranë më se 100 vetë.
XS
SM
MD
LG