Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Policia austriake tha sot se ka arrestuar një shqiptar nga Kosova pasi dyshohet se ai e ka therrë me thikë një serb gjatë një konflikti në një restorant në Oberwart të Burgenlandit. Hetuesit thanë se viktima ishte në restorant kur iu afrua i dyshuari dhe djali i tij. Gjatë konfliktit serbi pësoi therje, ndërsa një tjetër person u lëndua lehtë. Personi i therë është në spital dhe gjendja e tij është stabile, ka njoftuar policia.
XS
SM
MD
LG