Ndërlidhjet

logo-print

LUBLJANË


Ministri i jashtëm slloven, Dimitrij Rupel ka pohuar se “përcaktimi i kufijve sipas parimit etnik mund të nxisë revolucion në Evropë”.
Në një editorial për gazetën Delo të Sllovenisë, Rupel shkruan se ndarja e Kosovës, duke i dhënë Serbisë pjesë të banuara me shumicë serbe, nuk do të ishte zgjidhje, pasi që një gjë e tillë do të binte ndesh me parimet e Grupit të Kontaktit si dhe do të nxiste reagime të tjera me
pasoja për rajonin dhe Evropën. Rupel, propozon një faze shtesë, të ngrirjes së statusit të Kosovës, për të parë nëse pakoja e Ahtisarit mund te plotesohet dhe bëhet me e pranueshme për palët.
Në këtë aspekt, shefi i diplomacisë sllovene nxjerr si përfundim se përcaktimi i kufijëve në Ballkan mbi baza etnike, do të thoshte revolucion evropian, por jo edhe zgjidhje përfundimtare e krizës që prodhoi ish-Jugosllavia.
XS
SM
MD
LG