Ndërlidhjet

XHAKARTË


Iraku ka fituar kupën e Azisë në futboll për të parën herë, pasi ka mundur me rezultatin 1 - 0 Arabinë Saudite, tre herë kampione e Azisë.
Ndeshja u zhvillua në kryeqytetin e Indonezisë Xhakarta.
Fitorja u përshëndet me të shtëna armësh në Irak, megjithë vendimin për ndalim qarkullimi. Vendimi i qeverisë irakiane për ndalim qarkullimi erdhi pasi 50 sportdashës u vranë nga një makinë bombë më 25 korrik, ditën e ndeshjes gjysmëfinale mëa Irakut dhe Koresë së Jugut.
Kryeministri Nuri al Maliki e cilësoi fitoren "një mësim për të triumfuar mbi të pamundurën dhe për të fituar".
XS
SM
MD
LG