Ndërlidhjet

BUDAPEST


Bashkimi Evropian dhe NATO-ja ndoshta nuk do të kenë rrugë tjetër, por vetëm ta njohin pavarësinë e Kosovës, nëse bisedimet e reja për statusin dështojnë, deklaroi kryeministri i Hungarisë.
"Ne duhet të kemi një përgjigje në rast se bisedimet dështojnë. Dhe kjo përgjigje nëse ne duam të mënjanojnë njohjet e njëanshme të pavarësisë së Kosovës nuk mund të jetë tjetër vecse një veprim i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe NATO-s", tha kreu i qeverisë hungareze.
"Nëse shqiptarët e Kosovës humbasin shpresën për pavarësinë në të ardhmen e afërt atëherë ne do të përballemi me një sfidë të cmendur sigurie brenda javës", tërhoqi vërejtjen kryeministri hungarez.
Duke folur për qëndrimin rus, kryeministri hungarez që është një mik i afërt i presidentit Putin theksoi "kur e takova presidentin Putin 10 ditë më parë ai e bëri të qartë kundërshtimin e Rusisë ndaj pavarësisë së Kosovës. E them hapur se nuk do të kemi marrëveshje me rusët."
XS
SM
MD
LG