Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Presidenti amerikan Bush dhe kryeministri britanik Brown kanë ripërsëritur angazhimin e fuqishëm në luftën kundër terrorizmit dhe në krijimin e demokracive të qëndrueshme në Irak dhe Afganistan.
Bush dhe Brown duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kamp David pranë Uashingtonit thanë se gjatë takimit kanë diskutuar dhe procesin e paqes në Lindjen e Mesme dhe krizën humanitare në rajonin e Darfurit. Presidenti amerikan krizën në Darfur e quajti gjenocid.
Të dy udhëheqësit ranë dakord për nevojën e sanksioneve shtesë ndaj Iranit për shkak të programeve bërthamore.
Tema të takimit ishin dhe ngrohja globale dhe ajo që ata e quajtën "tirania e varfërisë".
"Koncepti i Amerikës dhe Britanisë që ndajnë vlera të përbashkëta është shumë i rëndësishëm dhe ne kemi një detyrim të punojmë për lirinë dhe drejtësinë kudo në botë. Dhe unë gjeta personin që ndante këtë vizion dhe e kupton këtë thirrje", tha presidenti amerikan Bush.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Brown në Shtetet e Bashkuara që nga marrja e postit të kryeministrit, 27 qershorin e kaluar.
XS
SM
MD
LG