Ndërlidhjet

KABUL


Zyrtarët afganë kanë thënë sot se talibanët nuk po japin përgjigjje të qartë në negociatat për lirimin e 21 personave jugkoreanë që po mbahen të rrëmbyer, pasi militantët e kanë vrarë edhe edhe personin e dytë që mbahej peng. Trupi i tij i pajetë është gjetur sot. Negociatat, që po zhvillohen kanë për qëllim zgjidhjen e krizës prej se talibanët e rrëmbyen grupin prej 23 jugkoreanëve, shumica prej tyre gra, në provincën Ghazni më 19 të këtij muaji. Rrëmbyesit i vranë dy vetë pasi raportohej se qeveria kishte refuzuar kërkesat e talibanëve për lirimin e militantëve të burgosur.
XS
SM
MD
LG