Ndërlidhjet

logo-print

MOSKË


Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme ruse, Mikhail Kamynin tha sot se bisedimet për statusin e Kosovës, që do të mbikëqyren nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia, mund të fillojnë "shumë shpejtë". Ai mëtutje tha se kjo mund të ndodhë "me kusht që të ketë përgatitje të kujdeshme nga Grupi i Kontaktit". Zoti Kamynin u shpreh se nuk duhet të ketë "kufizime kohore artificiale". Ministria e jashtme e Rusisë ka konfirmuar se i dërguar i Rusisë në treshen ndërkombëtare do të jetë Aleksandar Botsan – Kharchenko.
XS
SM
MD
LG