Ndërlidhjet

KABUL


Një zëdhënës i presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai ka thënë se qeveria afgane nuk duhet ti pranoj kërkesat e talibanëve për lirimin e militantëve nga burgu në këmbim për lirimin e personave jugkoreanë të zënë peng nga talibanët. Zëdhënësi Hamidzada tha se pranimi i kërkesave nga terroristët vetëm sa do të inkurajonte rrëmbime të tjera. Më 19 korrik talibanët i rrëmbyen 23 punëtorë humanitarë nga Koreja e Jugut në provincën Ghazni. Prej atëherë dy të rrëmbyer janë vrarë.
XS
SM
MD
LG