Ndërlidhjet

MANILA


Negociatat për statusin e ardhshëm të Kosovës do të fillojnë nga mesi i gushtit, e transmeton agjencia Reuters shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Javier Solana.
"Bisedimet me gjasë do të fillojnë nga mesi i muajit gusht", u tha Solana gazetarëve anash takimit për sigurinë e Azisë që po mbahet në Filipine.
"Do të jetë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara ai, i cili me siguri do t'u bëjë thirrje palëve që t'i rifillojnë bisedimet", ka thënë Solana.
Bisedimet që do udhëhiqen nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Rusia, janë përcaktuar të mos zgjatin më shumë se 120 ditë. Statusi i Kosovës pritet të vendoset pas bisedimeve.
XS
SM
MD
LG