Ndërlidhjet

TIRANË


Shqipëria e ka siguruar Azerbejxhanin se do t'i ndërmerr të gjitha masat për të penguar shitjen e armëve vendeve të cilat ndodhen në gjendje konflikti, pasi Turqia e ktheu prapë dërgesën e armëve që nga Shqipëria ishte destinuar për në Armeni.
"Qeveria shqiptare do ta shfrytëzojë autoritetin e saj me seriozitetin më të madh që t'i ndërmarrë të gjitha masat për ta parandaluar shitjen e armëve te vendet që ndodhen në gjendje konflikti", ka thënë ministri i Jashtëm, Lulzim Basha. Ai e ka bërë këtë zotim gjatë një bisede telefonike me homologun azerbejxhanas Elmar Muhamedov.
XS
SM
MD
LG